Eliza Dushku feston sot datëlindjen

Mediale Vip

Eliza Dushku feston sot datëlindjen

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 07:31
Eliza Dushku

Eliza Patrica Dushku u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Massachusetts. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze.

Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice kunder Juliette Lewis në filmin ''That Night''.

Ka luajtur në shumë filma me aktorë të mëdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ''True Lies'', ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14-vjeç.

Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në serine Buffy the Vampire Slayer. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ''Bad Girl''.

Ajo është ftuar edhe në Shqipëri, ku është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikania më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat