Egzona mbytet në lot, Donaldi përpiqet ta qetësojë

Mediale Vip

Egzona mbytet në lot, Donaldi përpiqet ta qetësojë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 08:10
Egzona Rafuna

Pasditen e djeshme shtëpinë e pushtuan debatet dhe diskutimet e shumta.

Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për shkak të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Beatrix duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi, sfidë për të cilën ‘’shigjetoi’’ Egzonën.

Beatrix aludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.

Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.

‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam futur televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’,- tha ajo mes lotësh.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat