Iu bë ftesë publike për Big Brother Kosova, ja si përgjigjet Beatrix

Mediale Vip

Iu bë ftesë publike për Big Brother Kosova, ja si përgjigjet Beatrix

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:37
Beatrix Ramosaj

Muaj më parë Beatrix Ramosaj ishte pjesë e reality-showt “Big Brother Vip” në Shqipëri. Por, këngëtarja nuk e përjashton mundësinë për t’u bërë pjesë e të njëjtit format në Kosovë.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram moderatorja kosovare Liberta Spahiu pyeti ndjekësit e saj se kë dëshirojnë që të bëhet pjesë e “BBV Kosova”.

Mes shumë sugjerimesh nga ndjekësit e saj ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe vëllait të saj Alban Ramosaj.

“Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”- ka shkruar Liberta në Instastory duke etiketuar Beatrix dhe Albanin.

“Mos më thuaj dy herë se erdha”– ka shkruar Beatrix teksa ripostoi videon e moderatores, ndërsa Alban Ramosaj ka vendosur të mos reagojë.

Image
Postimi i Beatrix Ramosaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat