Cllevio komenton përqafimin mes Stresit dhe Noizyt në skenë

Mediale Vip

Cllevio komenton përqafimin mes Stresit dhe Noizyt në skenë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 00:37
Cllevio, Noizy dhe Stres

Rregullimi i raporteve ndërmjet dy reperëve nga Shqipëria, Noizy dhe Stresi, ka qenë kryetemë e faqeve rozë tash e një kohë.

Të dielën mbrëma, kjo u konfirmua me pjesëmarrjen e Arkimed Lushajt në koncertin e Rigels Rajkut dhe dy yjet e hip-hopit ndanë një përqafim në skenë.

Me këtë rast nuk ka munguar një reagim i Cllevios në një prej shfaqjeve të tij të drejtpërdrejta online, ku e ka komentuar këtë ngjarje.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.

Kujtojmë që Kleviol Ahmeti së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.

Ndërkaq, me Stresin që njiheshin si miq prej shumë vitesh, tashmë nuk i kanë raportet e dikurshme.

Vlen të theksohet se Cllevio është bërë sensacion me disa këngë të publikuara, në mesin e të cilave veçohet “Paridi” që ka qenë një prej hiteve në muajt e fundit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat