Valdrin Sahiti zbulon kërkesat e Armina Mevlanit për fustanin e nusërisë

Mediale Vip

Valdrin Sahiti zbulon kërkesat e Armina Mevlanit për fustanin e nusërisë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 10:48
Armina Mevlani

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit.

Dhe sigurisht një nga detajet më të rëndësishme në një dasmë janë fustanet e nuses.

Blogerja hyri në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood.

Më pas veshi dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Ky i fundit, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”, tregoi kërkesat që kishte Armina për fustanin e dasmës.

Kërkesat e Arminës janë gjithmonë shumë modeste, në prerje dhe në material”, theksoi Sahiti. “Fustani ishte i thjeshtë dhe shumë i lehtë në vallëzim”, tha stilisti, i cili nënvizoi se ishte një dasmë e qetë dhe “gjithçka ishte në pozicionin e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat