Shkoi në dasmën e Kiarës dhe Luizit e veshur e gjitha në të zeza, Tea habit publikun

Mediale Vip

Shkoi në dasmën e Kiarës dhe Luizit e veshur e gjitha në të zeza, Tea habit publikun

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Tea Trifoni kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë, ku nusja ishte Kiara Tito dhe dhëndri, Luiz Ejlli. Pasi secili nga banorët mori një rol në këtë dasmë, nisën edhe përgatitjet.

Vajzat zgjodhën fustanet e tyre më të bukura që të dukeshin sa më elegante. Tea Trifoni kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë. Ajo gjithashtu vendosi edhe syze të zeza.

Por duket se kjo ngjyrë e paska pasur një qëllim. Teksa po fliste me Dea Mishel, e cila nuk donte të shkonte në këtë dasmë të organizuar nga Vëllai i Madh, Tea u shpreh:

“Unë jam veshur si për funeral, jo si për dasmë. Ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze tamam, kam paguar për të gjithë dasmën”.

Ndërsa pas dasmës, ku u dha edhe puthja e shumëpritur mes Kiarës dhe Luizit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se nuk ishte një ‘dasmë e vërtetë, por një lojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat