Një fanse shtatzënë fillon lindjen në koncertin e Taylor Swift

Mediale Vip

Një fanse shtatzënë fillon lindjen në koncertin e Taylor Swift

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Një grua nga Ohio, e cila ishte duke festuar lindjen e djalit të saj, zbuloi se ajo e kishte filluar procesin e lindjes në një vend të pazakontë: në koncertin e Taylor Swift.

Tori Hedges tha se kshte ende disa javë nga data e saj e e përcaktuar për lindje, kur shkoi në koncertin e Swift Eras Tour në Cincinnati me një mike.

“Ishim të lumtur që mund të shkonim atje, duke shpresuar se do të isha në gjendje t’ia dilja, dhe për fat të mirë isha në gjendje t’ia dilja në pjesën më të madhe”, tha Hedges për WBTV.

Hedges, e cila ishte ulur prapa skenës në pjesën e sipërme të stadiumit, tha se po zbriste nga zona pasi shfaqja mbaroi kur i shpërtheu uji.

“Nuk ishin as 20 minuta pasi ajo doli nga skena kur ne po largoheshim, duke zbritur nga rampa. Në atë kohë unë thashë, ‘Mendoj, mendoj se duhet të shkoj në banjë'”, tha Hedges.

“Kur shoqja ime e kuptoi se çfarë po ndodhte, filloi të mërzitej dhe rrëmbeu personin e parë që mund të gjente jashtë banjës”.

I huaji Niko Lacobucci përfundoi duke bërë telefonatën në emergjencë.

Një ambulancë e çoi Hedgesin nga stadiumi në spital, ku lindi djali i saj, Lyle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat