Ledri Vula rikthehet së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

Ledri Vula rikthehet së shpejti me këngë të re

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:12
Ledri Vula

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka qenë në fokus të mediave e shtypit rozë gjatë kësaj kohe.

Ai ka qenë shumë i komentuar për jetën private, pasi u tha se është ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

Megjithatë, reperi po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore, pasi paralajmëroi këngën e re.

Në një postim të ri në Instagram, 37 vjeçari njofton se “Paranormal” do të lansohet më 8 nëntor.

I njëjti ndërkohë ka bllokuar të gjitha komentet në këtë postim, duke lënë vetëm njoftimin e këtij projekti.

Vula deri më tani nuk ka reaguar rreth lajmeve nëse kjo që ka qarkulluar është e vërtetë.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vijim se si do të rrjedhë kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat