Pamjet: Rozana nuk e duron dot Loredanën, e godet në fytyrë

Mediale Vip

Pamjet: Rozana nuk e duron dot Loredanën, e godet në fytyrë

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania, ku Loredana shihet duke zgjuar në mëngjes Rozana Radin.

Megjithatë, reagimi i artistes ishte i papritur, pasi ajo e goditi në fytyrë reperen pas këtij veprimi.

Videoja ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan që “vëllai i madh” të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi.

Por, mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë për këtë situatë.

Pas kësaj, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë të shtëpisë, por ata reaguan ndryshe nga Rozana dhe nuk patën të njëjtën sjellje ndaj saj.

Ky moment tashmë është bërë një nga temat më të diskutuara nga fansat e spektaklit, të cilët po presin me padurim zhvillime të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat