Reperi i njohur padit dentistin: Më bëri të varur nga...

Mediale Vip

Reperi i njohur padit dentistin: Më bëri të varur nga...

Më: 2 maj 2025 Në ora: 19:20
Kanye West

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, ka paditur dentistin e tij të mëparshëm në Beverly Hills, Dr. Thomas Connelly, duke e akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe shkaktimin e një varësie serioze ndaj oksidit të azotit – i njohur ndryshe si “gazi për të qeshur”.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga E! News, West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, përmes firmës ligjore Golden Law, kanë dorëzuar një paralajmërim zyrtar ndaj stomatologut, si hap paraprak për ngritjen e padisë në gjykatë, siç e kërkon ligji i Kalifornisë.

Padia pretendon se gjatë procedurave estetike dentare në vitet 2024–2025, Dr. Connelly i ka administruar Kanye West-it sasi të mëdha të anestezionit, pa arsye të justifikueshme mjekësore. Më tej, ai akuzohet se i ka dërguar bombola të gazit në shtëpinë e reperit, duke e nxitur ta përdorë në mënyrë të pakontrolluar, madje edhe pa mbikëqyrje profesionale.

Ekipi ligjor i West pretendon gjithashtu se mjeku i ka administruar edhe substanca të tjera sedative, përfshirë një të ngjashme me propofolin, dhe më pas e ka liruar pacientin pa ndjekje të mëtejshme mjekësore. Si rezultat, reperi thuhet se ka përjetuar pasoja të rënda fizike dhe mendore, që kanë ndikuar thellë edhe në jetën martesore me Censori-n.

Në padi theksohet se këto veprime “të papërgjegjshme dhe ndoshta të qëllimshme” kanë sjellë dhimbje të vazhdueshme dhe një përkeqësim të dukshëm të gjendjes së tij personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat