Reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg, 53 vjeç, ka zbuluar se planifikon të hapë një kamion hamburgerësh në Celtic Park, stadiumin legjendar të ekipit skocez Celtic FC në Glasgow.
Ai shprehu dëshirën për të shërbyer vetë tifozëve, duke thënë: “Do të doja shumë të sillja një furgon për hamburgerë në një stadium sportiv për t’u treguar tifozëve se ushqimi mund të jetë i mirë. Duhet të jetë Celtic Park, vëlla”.
Snoop, një fans i deklaruar i Celtic, e ka përjashtuar mundësinë që të shesë hamburgerë në stadiumin e rivalëve të Rangers, duke thënë me humor: “A do t’i sjell edhe hamburgerët e mi te Rangers? Jo, mendoj se do ta humbasim këtë”, shkruan DailyMail.
Ai ka diskutuar gjithashtu këtë ide me shefin e njohur Gordon Ramsay, dhe është frymëzuar nga suksesi i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney me klubin uellsian Wrexham.
Snoop ka shprehur më parë dëshirën për të investuar te Celtic, duke thënë: “Kam parë shumë futboll në Evropë, por kurrë nuk kam parë tifozë si ata të Celtic. Dua të jem pjesë e kësaj. Maskota e tyre është një qen… Snoop Dogg dhe Hoopy the Hound? Përputhje perfekte”.