Dua Lipa nuk i lë shumë vend imagjinatës, mahnit me bluzën transparente

Mediale Vip

Dua Lipa nuk i lë shumë vend imagjinatës, mahnit me bluzën transparente

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 17:48
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po i shtyn përsëri kufijtë e modës, këtë herë duke zgjedhur një version tërheqës të stilit të njohur “lakuriq”.

Në mes të turneut të saj Radical Optimism në Los Angeles, ylli i Dance the Night u dha fansave një pamje prapa skenave në Instagram, duke shfaqur një bluzë transparente që nuk i linte shumë vend imagjinatës, raporton InStyle.

Lipa pozoi me një bluzë që dukej sikur ishte bërë nga qindra kristale. Ajo nuk mbante reçipeta poshtë bluzës së saj transparente, që ngjante me një llambadar.

Image
Dua Lipa

Faqet e kuqe dhe buzëkuqi mat e plotësonin pamjen e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat