Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi tërheqin vëmendjen në Londër

Mediale Vip

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi tërheqin vëmendjen në Londër

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 19:30
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është shfaqur në prëmierën e filmit “Klara and the Sun” së bashku me bashkëshortin e saj regjisorin Taika Waititi. Me një veshje të pazakontë dhe plot stil, artistja tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit BFI në Londër.  

Rita Ora njihet tashmë për zgjedhjet e saj të guximshme në modë. Veshja e saj përbëhej nga një fustan i zi me dantellë transparente, me fund voluminoz dhe një detaj të vendosur në kokë për të shtuar elementët e look-ut. 

Pamja e saj u cilësua si ekstravagante nga kritika ndërsa fansat e veçuan hyrjen e Rita Orës si një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes. Ajo u shfaq duke pozuar në krah të bashkëshortit të saj për fotografët si dhe aktoreve të njohura Jenna Ortega dhe Amy Adams, të cilat luajnë në filmin e ri.  

“Klara and the Sun” është një film fantastiko-shkencor ku aktorja Jenna Ortega interpreton personazhin kryesor, Klarën, një vajzë robotike e krijuar për t’u ofruar shoqëri njerëzve dhe për të luftuar vetminë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Just Jared (@justjared)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat