Dua Lipa do të jetë një nga yjet kryesorë të festivalit Coachella 2027. Organizatorët publikuan programin zyrtar në rrjetet sociale, duke konfirmuar raportimet e javëve të fundit.
Krahas këngëtares shqiptare, kryeyjet e festivalit janë edhe SZA dhe grupi australian Tame Impala, ndërsa Daddy Yankee ka marrë një paraqitje të veçantë si i katërti në krye të programit. Një nga befasitë është Madonna, e cila do të performojë në tendën e muzikës elektronike, aty ku festivali e kishte prezantuar edhe në vitin 2006.
Në program janë edhe Phoebe Bridgers, Zara Larsson, Weezer, Don Toliver, Kygo, Martin Garrix, Peggy Gou dhe shumë artistë të tjerë.
Seti i parë solo në Coachella
Për Dua Lipën, kjo do të jetë paraqitja e parë me një koncert të plotë solo në Coachella. Ajo kishte dalë në skenën e festivalit në vitin 2017, por vetëm si e ftuar gjatë performancës së DJ-it holandez Martin Garrix.
Coachella mbahet edhe këtë herë në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, në dy fundjava: 9–11 prill dhe 16–18 prill 2027. Programi është pothuajse i njëjtë në të dyja fundjavat.
Pas publikimit të programit, organizatorët kanë njoftuar se biletat shtesë dalin në shitje të premten, më 13 nëntor.