Krishtlindjet pa George Michael, familja ndan kujtimin për të - Bota Sot
Krishtlindjet pa George Michael, familja ndan kujtimin për të

Muzikë

Krishtlindjet pa George Michael, familja ndan kujtimin për të

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:41
George Michael

Në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, bota humbi këngëtarin e hiteve të mëdha, George Michael, në moshën 53- vjeçare.

Për familjen dhe miqtë e tij, ai njihej me pseudonimin “Yog”. Të afërmit e tij ndanë një kujtesë prekës një vit pas vdekjes së tij.

“Këtë vit ka pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira për ne që kemi qenë të afërt dhe besnikë ndaj Yog-it, jo pak prej nesh po përgatiteshim që këtë muaj, të dëgjojmë “Last Christmas” dhe “December song”, që dëgjohet në dyqane dhe radiot, siç ka ndodhur për dekada të tëra. Duke e ditur se ai nuk është më këtu me ne, na mungon shumë“, ka shkruar familja në faqen e tij të internetit.

“Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes sonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, kanë shkruar tej familjarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test