Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Më: 25 prill 2022 Në ora: 00:02
Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Sot, me 25 Prill, u bënë 4 vite pa nipin tonë të dashur

Asnjëherë se kemi menduar se jeta mundë të na godas aq ashpër, siç bëri kur të dërgoj ty në amshim, nipi ynë i dashur, Din. Aq më pak ty, që ishe djalë i mbarë, i dashur e i afërt me të gjithë. Ti që i gëzoheshe çdo ditë jetës dhe mbushje me hare gjithsecilin që të rrethonte.

Por, ndoshta, Zoti i do pranë njerëzit e mirë. Kështu ngushëllohemi ne, duke u lutur që shpirti yt i bardhë të jetë banor i përhershëm i parajsës, sepse s’ka si të jetë ndryshe! Akoma presim me mall kur do na hapesh derën, të vish nga Franca të na vizitosh, ashtu siç bëjë gjithmonë. Edhe pse jetoje larg, asnjëherë nuk na harroje, vije dhe i shtoje hare zemrave tona që tash e katër vite jetojnë me boshllëkun e mungesës tënde, e cila nuk do të plotësohet kurrë më!

Të përkujtojnë përherë me dhembje në zemër: gjyshja Cyma; dajët: Isniu dhe Kreshniku; tezet: Lumnija, Nepa dhe Shkendija, si dhe mbarë familja Gjocaj nga Deçani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat