Analisti tregon se nga kush u urdhërua pengimi i vizitës së Kurtit dhe Osmanit

Politika

Analisti tregon se nga kush u urdhërua pengimi i vizitës së Kurtit dhe Osmanit

Nga: M.H Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:50
Foto nga takimi

Gjatë ditës së sotme Kurti dhe Osmani kanë vizituar pjesën veriore të vendit.

Mirëpo jo gjithçka shkoi mirë, pasi gjatë vizitës së tyre ata u pritën nga qytetarët serbë të cilët i penguin vizitën Kurtit dhe Osmanit.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, gjithashtu ata kanë qenë të shoqëruar nga policia.

Në vendin e ngjarjes shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve të Kosovës.

Në shoqërinë e Kurtit dhe Osmanit, shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.

Nga VV-ja, kanë kundërshtuar që iu është ndaluar vizita Kurtit dhe Osmanit, tubimi është mbajtur sikur ka qenë në agjendë, siç ka qenë e paraparë deri në fund, thanë për media nga VV-ja.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që në momentin që një politikan shqiptar vizitonë atë pjesë atëhere serbët egërsohen dhe nuk e pranojnë një gjest të tillë.

Sipas analistit një veprim i tillë ishte i komanduar në mënyrë indirekte nga Vuçiqi për të destabilizuar Kosovën në këtë kohë fushate të zgjedhjeve. Mirëpo sipas tij nuk duhet heshtur karshi këtij veprime, por duhet dërguar një letër në OKB për këto veprime të shtetit të Serbisë.

Image
Faton Mehmeti

“Nacionalistët nga e gjithë serbia janë në pjesën veriore të Mitrovicës, andaj serbët egërsohen kur një politikan shqipërtar viziton pjesën veriore. Strukturat paralele atje janë të komanduara direkt nga Beogradi, nga atje është urdhëruar një veprim i tillë. Në mënyrë indirekte është Vuçiqi ai që pengoi vizitën e Kurtit dhe Vjosës, për të destabilizuar Kosovën në këtë kohë fushate të zgjedhjeve. Ky veprim i serbëvë tregon se ata janë të manipuluar nga politika e Beogradit dhe për këtë duhet të reagojë Ministria e Jashtme e Kosovës, duke dërguar letër në OKB për veprimet e Beogradit, i cili nuk po na lë të qetë as në shtëpinë tonë”, u shpreh Mehmeti.

Më tej, Mehmeti bën thirrje që ky rast të mos merret si rast politik Brenda shqiptarëve port të na gjej të bashkuar përballë provokimëve të Beogradit.

“Ky rast s’duhet të shihet si rast politik brenda shqipatrëvë, s’duhet të kuptohet se iu ndalua Vjosës dhe Albinit, por politikanëvë shqiptar, dhe si e tillë duhet të reagoi edhe mnisitra e jashtme dhe kryeminstri. Ky rast s’duhet të tejkalohet kështu, por duhet të na bëj të bashkuar përballë provokimëve të Beogradit, përmes serbëve në Veri”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat