“Frika ka kapluar Serbinë”, paralajmërohet dobësimi i saj përballë politikave të Kurtit dhe Osmanit

Politika

“Frika ka kapluar Serbinë”, paralajmërohet dobësimi i saj përballë politikave të Kurtit dhe Osmanit

Nga: M.H. Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët një temë mjaftë aktuale duke u përmendur vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët.

Marrëveshja në Uashington është ajo e cila është nënshkruar së fundmi mirëpo që zbatimi I saj në praktik vështirë I realizueshëm.

Është Serbia ajo e cila shumë herë ka prishur marrëveshjen duke provokuar Kosovën, përcjell “Bota sot”.

Tashmë me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër dialogu pritet të rifillojë mirëpo që ende nuk ka datë të caktuar për takimin e radhës.

Në lidhje me këtë temë profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Kosova deri më tani ka elitën më të shëndoshë shtetërore dhe më legjitime për t’u përballur me Serbinë.

Sipas profesorit, presidentja Osmani që në fillim tregoi që Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë pastaj edhe kryeministri Kurti fillimisht mendon të stabilizoj politikën e brendshme e pastaj të përballet me Serbinë.

“Republika e Kosovës që nga çlirimi e pavarësia kurrë nuk ka pasur elitë më të shëndoshë shtetërore e më legjitime për t'u përballur me Serbinë sesa tani me presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin. Sa brengosëse e hidhëruese do jetë dialogu i Vuçiqit me Kosovën u pa që nga fjalimi i parë e shumë i fortë politik i Vjosa Osmanit, pasi mori legjimitetin e presidentes nga deputetët e Kosovës, e cila tha: "që Serbia duhet të kërkoje falje për krimet e bëra në Kosovës" para se të dialogojë për njohje reciproke. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as që mendon të fut dialogun me Serbinë në plan të parë, prioriteti kryesor i qeverisë së Albin Kurtit është fuqia e brendshme e stabilitetit politik, juridik, social e ekonomik të Kosovës, tek në fund dialogu me Serbinë. Karakteri udhëheqës i Albi Kurtit e Vjosa Osmanit do jetë i superioreve politike ndaj dialogut me Serbinë e jo i inferioreve politike të Hashim Thaçit e Avdullah Hotitit”, u shpreh profesori.

Mehazi më tej thotë se Kurti ka kundërshtuar Grenellin edhe Trumpit në dialogun me Serbinë dhe që frika që tashmë kanë liderët e Serbisë është e dukshme dhe e pritshme.

Image
Sulejman Mehazi

Gjithashtu profesori thotë se fitoja e Kurtit dhe Osmanit pikëlloi Serbinë pasi kjo qeveri nuk është e varur nga Lista Serbe dhe kjo lë të kuptohet se edhe në dialogun me Serbinë Osmani dhe Kurti nuk do të bëjnë politikë defanzive e poshtëruese të elitës së mëparshme të Hashim Thaçit.

“Ambiciet politike superiore të Albin Kurtit kanë kundërshtuar Grenellin dhe Trampin gjatë dialogut me Serbinë e jo më Vuçiqin e Serbisë. Edhe Vuçiqi, Brnabiqi e Daçiqi e kanë të qartë se presidentja Vjosa Osmani dhe qeveria e Albin Kurtit nuk varen prej Listës Serbe, po prej qytetarëve të Kosovës, është e pamundur që Serbia gjatë dialogut me Kosovën për njohje reciproke të mos jetë inferiore para kësaj qeverie të Kurtit e krijuar sipas dëshirave të qytetarëve të Kosovës. Fitorja e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit ka pikëlluar rëndë Vuçiqin dhe qeverinë e Serbisë për shkak se për së pari herë që nga pavarësia kjo qeveri e Kurtit nuk varet prej Listës Serbe, po prej qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Shkurt, qeveria e Kurtit dhe Vjosa Osmanit është qeveri e qytetarëve të Kosoves e jo qeveri e varur nga Lista Serbe e Vuçiqit, Brnabiqit e Daçiqit. Presidentja Vjosa Osmani e Kryeministri Albin Kurti duhet të jenë në ofanzivë të përhershme politike ndaj dialogut me Serbinë, e kurrsesi nuk duhet të bëjnë politikë defanzive e poshtëruese të elitës së mëparshme të Hashim Thaçit”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat