Dialogu, Bytyçi për mospranimin e ftesës së Kurtit nga Hoxhaj: Akt hakmarrje

Politika

Dialogu, Bytyçi për mospranimin e ftesës së Kurtit nga Hoxhaj: Akt hakmarrje

Nga: A.M. Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:26
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së kaluar u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend.

Këtë takim e ka pranuar Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, Kurti sot u takua me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tema kryesore e takimit ishte dialogu me Serbinë.

Kurse, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar vendimin e PDK-së për mospranimin e kësaj ftese të kryeministrit Kurti, si dhe foli për kërkesat e kësaj të fundit.

“PDK në vend që t'i përgjigjet ftesës Kryeministrit Kurti, për t'u dakorduar për rifillimin e negociatave Kosovë- Serbi, merrni me mend, kërkon nga Kryeministri të kthej kufirin me Malin e Zi, në Çakorr dhe Kullë, atje ku ka qenë gjithmonë, edhe pse kjo parti me partitë tjera Parlamentare e kishin aprovuar në Parlamentin e Kosovës Marrëveshjen, përveç LVV-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Këtë vendim të Hoxhajt, Ademi e sheh si një akt hakmarrje ndaj kryeministrit Kurti.

“PDK veç e ka konfirmuar mos pjesëmarrjen e saj në takimin me Kryeministrin, si një akt hakmarrje nga Kurti, kur negociatat Kosovë- Serbi në Bruksel i zhvillonte ish Kryeministri, dhe  më vonë edhe ish Presidenti Thaçi. Kukurisjet e tilla politike në mes partive politike, në një kohë kur BE‐ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë presion në të dyja vendet Kosovë dhe Serbi, që sa më parë të rifillojnë bisedimet për arritjen e një paqe të qëndrueshme, nuk është në interesin e të ardhmes së shtetit të Kosovës të cilin e meriton”, ka potencuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat