Gabimi i VV-së në zgjedhjet lokale

Politika

Gabimi i VV-së në zgjedhjet lokale

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

Rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale nuk ishte i pritshëm.

Kjo parti ka dalë fituese vetëm në katër komuna.

Në një prononcim për “Bota sot”, Gani Qarri ka treguar se pse VV-ja ka dalë humbëse në këto zgjedhje.

“Duke mos lejuar koalicionet paraprake, si dhe ka kandiduar me njerëz të akuzuar e me lëndë të hapura në gjykata, si kandidatja për Gjakovën, Mimoza Kusari, humbja e VV-së, pothuajse ishte e para programuar, ku dhe rezultati i votimeve të fundit, në dy raundet e zgjedhjeve komunale e sidomos votimet e balotazhit, e nxorën pozitën të humbur dhe opozitën fituese në masë të madhe”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Qarri është shprehur se elektorati në zgjedhjet lokale i ka dhënë VV-së një mesazh te ashpër.

“Kjo tregon hapur se ky është një mesazh i ashpër i elektoratit, i cili vetëm rreth nëntë muaj pas zgjedhjeve nacionale, shpreh pakënaqësinë e theksuar ndaj qeverisë aktuale, për mos realizimin e premtimeve të dhëna në fushatat elektorale dhe mungesën e ndryshimeve, premtime me të cilat Kurti dhe VV erdhën në pushtet”, ka  përfunduar Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat