“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i dëmshëm për Kosovën”

Politika

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i dëmshëm për Kosovën”

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Ditë më parë është mbajtur takimi mes presidentes Osmani dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Në këtë temë u kërkua nga presidenti Slloven që të përmbahen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Pahor gjithashtu tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të respektohen, përfshirë edhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti, i cili u shpreh se Kosova duhet të ketë një strategji për të mbrojtur interesat e saja së bashku me partitë shqiptare dhe shoqërinë civile.

Image
Faton Mehmeti

Gjithashtu ai ceki që asosacioni nuk ndihmon Kosovën në këtë pjesë.

Kosova, duhet të ketë një strategji kombëtare për të mbrojtur interesat e saja, nga gjithë partië shqiptare, shoqëria civile, akademia etj. Një strategji të tillë nuk e kemi, kjo krijon mundësi që secila parti të bëjë politikën e saj, ani pse një gjë e tillë është kundër vendit. Në këtë kuptim, pastaj krijohen mundësi që të krijohen përplasje si rezultat i veprimeve brenda veprimeve të shqiptarëve mes vetes. I tillë është edhe asosacioni, i cili nuk ndihmon integrimin, përkundrazi e pengon atë duke krijuar enklava”, u shpreh ai.

Analisti më tej thotë që deklarata e Pahorit është një kërkesë tjetër që i shtohet Kosovës mirëpo që shteti ynë duhet të jetë e kujdesshme që të mos humb miqtë e saj.

Një gjë e tillë nuk i duhet Kosovës, e cila një ditë do gjendet përballë këtij fakti. Këtë gjë e tha edhe z.Pahor, konfirmimi i një kërkese që vetëm sa do të vjen e të shtohet. Kosova, të jetë e kujdesshme që edhe mos të humb miqtë, në të njejtën kohë edhe të pengoj asocacionin, pa një strategji të tillë edhe miqtë do humbasin edhe asociacioni do të bëhet”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat