Vjosa dhe Albini ia ndalën tenderët Ramushit, jo Vuçiqi / E rrotullojnë botën për tenderët

Politika

Vjosa dhe Albini ia ndalën tenderët Ramushit, jo Vuçiqi / E rrotullojnë botën për tenderët

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 qershor 2022 Në ora: 11:47
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte pjesë e bashkëpunimit rajonal në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore, që u mbajt në Mal të Zi.

Pjesë e këtij Samiti ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ajo tha për Vuçiqin se ka rëndësi me kënd rrethohesh.

Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”, ka thënë Osmani.

Kurse nga ana tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar presidenten Osmani pse nuk po reagon ndaj kryeministrit Kurti, i cili i ka thënë jo gazit amerikan.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Por, ish-pushtetarëve të tanishëm, të shtyrë edhe nga grupet e organizuara kriminale, po iu dha mundësia, janë në gjendje ta përmbysin botën, jo më të provojnë ta rrëzojnë një qeveri.

Këto sulme janë të bëra në marrëveshje me analistët nëpër studio televizive.

Mehmeti: Haradinaj sulmon Kurtin e Osmanin sepse i ndali tenderët

Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot” thotë se qëllimi i sulmit të Haradinajt ndaj Kurtit e Osmanit është se këta të dy ia ndalën tenderët.

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë se kur është në pyetje Kosova të gjithë liderët duhet të jenë së bashku karshi Serbisë, e jo të sulmojnë njëri-tjetrin.

Sigurisht se sulmohet më tepër Vjosa e Albini sesa Vuçiqi, kjo është e kuptueshme. Vjosa dhe Albini ia ndalën tenderët Ramushit, jo Vuçiqit, mendjet e tyre janë tek tenderët, te paraja dhe luksi, të cilat Vuçiqi nuk ua ka prekur. Kjo edhe është arsyeja e reagimit të Ramushit, i cili kur është fjala për Kosovën duhet të ishte një me Qeverinë, pavarësisht kush është në krye të saj. Kjo kulturë të ndërtohet, kur është në pyetje Kosova, të gjithë duhet të jemi bashkë karshi Serbisë, jo të sulmojmë njëri-tjetrin me armikun që i gëzohet një gjëje të atillë”, shprehet analisti.

Derisa për analistët thotë se ata që janë dështak. të politikës, të pensionuar nga Albini dhe Vjosa, shfryjnë mllefin për dështimet e tyre.

Ata që sulmojnë qeverinë më tepër se Vuçiqin, nuk janë analistë, janë dështakë të politikës të pensionuar nga Albini dhe Vjosa, e të cilët nën petkun e analistëve shfryjnë mllefin për dështimet e tyre. Analisti i vërtetë, mbi të gjitha është qytetar i përgjegjshëm, shqiptar i nderuar që në asnjë rast kurrë nuk e vë në kandar qeverinë e shtetit të tij me Vuçiqin, apo cilindo politikan serb që e ka ëndërr pushtimin e Kosovës”, deklaron ai.

Duhanaj: Gazi amerikan, obligim për ne

Analisti Leon Duhanaj, thotë se, opozita ka të drejtë ta kritikojë qeverinë, po ashtu edhe Presidencën.

Image
Leon Duhanaj

Çdo shtet në marrëdhëniet e brendshme pozitë opozitë është më se normale të ketë kritika. Sidomos opozita, e ka obligim kushtetues ta kritikoj Qeverinë, përkatësisht Presidencën për temat, të cilat mendoj që nuk po veprohet mirë.

Në anën tjetër, kur kemi të bëjmë me politikën e jashtme, atëherë është obligim i Presidencës dhe Qeverisë, ta ngrisin zërin në tema të karakterit diplomatik, ndërkombëtarë. Megjithatë ne si shtet i vogël, duhet të kufizohemi në tema të cilat na afektojnë ne, e jo të marrim rolin e policit moral e ligjor ndërkombëtarë, sepse as nuk ka takon, as nuk na pyet kush fare, sepse vetë ekzistenca jonë si shtet është tejet e parëndësishme për t'u matur me peshë ndërkombëtare”, shprehet ai.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani duhet të merren më shumë me problemet brenda vendit.

Pasi që të gjithë e dimë që Qeveria Kurti ka marrë disa vendime, siç është ai i gazit, të cilat shkojnë në dëm të interesit gjeostrategjik, shtetëror e kombëtar dhe Presidentja e vendit nuk e ka parë të udhës as të deklarohet fare.

Presidentja e ka për obligim të ngritë zërin e saj edhe në planin e politikës së jashtme, përkatësisht kundrejt Vuçiqit, por edhe në planin e politikës së brendshme si në rastin konkret kundrejt kryeministrit Kurti. Opozita mund të ngrisë zërin edhe për temat ndërkombëtare, megjithatë, efekti është minimal sepse zëri i Kosovës duhet të jetë institucional, pra të dëgjohen krerët e shtetit”, deklaron Duhanaj.

Kurse sa i përket deklaratës së Haradinaj, ai ka thënë se për çështjen e gazit amerikan duhet ta ngrisin zërin të gjithë, madje ajo duhet të jetë obligim për ne.

Kundrejt të bëmave të Serbisë, nuk mjafton edhe të gjithë të ngrehin zërin, por obligim kushtetues e kanë krerët institucional. E për më shumë se me bërë kritika të thata, duhet edhe ne të punojmë për vendin tonë, në ndërtimin dhe respektimin e aleancave dhe ruajtjen e atyre që kemi, siç është aleanca me SHBA-të, sepse pa këtë aleancë e kemi të vështirë edhe mbijetesën.

Në këtë kontekst, çështja e gazit amerikan duhet të jetë obligim për ne, e jo ta luajmë rolin e nihilistit, duke trajtuar çmimet e tregut, sepse për ne mbretëron postulati Amerika = lirinë, e liria nuk ka çmim fare”, përfundoi analisti Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat