“Shteti nuk është lodër argëtimi”/ Analisti: Këta politikanë duhet të largohen nga skena politike

Politika

“Shteti nuk është lodër argëtimi”/ Analisti: Këta politikanë duhet të largohen nga skena politike

Nga: A.SH Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Sot u mbajt mbledhja e tetë mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Vizita e kryeministrit Edi Rama nxiti shumë reagime.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për Bota sot” ka komentuar situatën politike në Kosovë pas kësaj vizite dhe mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Ai ka thënë se ata të cilët nuk po e mbrojnë shtetin e Kosovës janë antikombëtar, madje edhe duhet të largohen nga jeta politike.

“Është shumë jo morale dhe antikombëtare për gjithë ata të cilët nuk e mbrojnë shtetin e ri të Kosovës! Rrënimi i shtetit është i dënueshëm me kushtetutë. Ligjet nuk bëhen vetëm për të qenë në letër, ato duhet të zbatohen. Me paraqitjet dyfytyrëshe para medieve publike, nuk mbrohet reputacioni i shtetit dhe nuk mbrohet as kauza kombëtare. Ata që nuk e mbrojnë shtetin duhet të largohen nga jeta politike”, thotë ai.

Sipas tij, ata që nëpërkëmbin vlerat kombëtare të largohen nga foltoret.

Tutje, shton se nuk ka pardon për ata kur rrezikohet shteti dhe interesat kombëtare, nuk vdiqën shumë martirë, dëshmorë dhe heronj të kombit, që të rrëzohet e ardhmja jonë.

“Duhet të mësohemi se për gabimet edhe të vogla duhet të bëhen ndryshimet. Vetëm në këtë formë mund të bëjmë shtet ligjor dhe shtet funksional. Vendimet që merren duhet të janë konform Kushtetutës të Kosovës, e jo ndryshe. Të largohen nga foltoret ata që po i nëpërkëmbin vlerat kombëtare. Nuk ka pardon kur rrezikohet shteti dhe interesat kombëtare. Nuk vdiqën shumë martirë, dëshmorë dhe heronj të kombit, që të rrëzohet e ardhmja jonë. Me metodat e shantazhit, pafytyrësive, ndërskamcave nuk arrihen objektivat e shtet-ndërtimit dhe të mirëqenies. Politikanët të cilët nuk ju përmbahen parimeve morale dhe kombëtare, nuk meritojnë të gjinden në Opozitë dhe as në pushtet. Nuk guxojmë të bëhemi shembull për të keq. Mjaft gjatë mbetëm të izoluar nga bota demokratike si është më së keqi. Kosova ka nevojë që të inkuadrohet në strukturën e BE-së. Shteti nuk është lodër argëtimi…!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat