Opozita e mësuar me pushtetin, po e përjeton rëndë humbjen e saj-Kurti, Osmani e Gërvalla bën që kjo humbje të ishte më e dhimbshme

Politika

Opozita e mësuar me pushtetin, po e përjeton rëndë humbjen e saj-Kurti, Osmani e Gërvalla bën që kjo humbje të ishte më e dhimbshme

Nga: H.O. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:09
Ilustrim/Bota sot

“Përpjekja për ta minimizuar rolin e Albin Kurtit, në ndryshimet pozitive në Kosovë, është e dështuar. Për të qenë ndryshimi sa më lëndorë, ndihmuan shumë, madje, i paraprinë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla”, thekson publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj.

Ai në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka thënë se partitë opozitare apo siҫ i quan partitë-banda të koalicionuara në PAN, janë ato që kritikojnë qeverinë aktuale.

“Përpjekja për ta minimizuar rolin e Albin Kurtit, në ndryshimet pozitive në Kosovë, është e dështuar. Për të qenë ndryshimi sa më lëndorë, ndihmuan shumë, madje, i paraprinë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla. Partitë-banda të koalicionuara në PAN, gjithsesi, me logjistikë besnike klanin brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së. Qysh në krijimin e Qeverisë Kurti, Albin kryeministri solli risinë e parë. Partia, me tej 400 mijë votues, huazoi ministra profesionalë jashtë VV-së, përkundër kryeministrat e partive tjera shantazhohen dhe u imponohen, dhunshëm, ministra mediokër, vetëm pse janë anëtarë të partisë fituese! Opozita e mësuar, ndër vite, me pushtetin, po e përjeton rëndë humbjen e saj. Andaj, nuk po arrin, assesi, të pajtohet me pozicionin pritës. PAN-i zotëron organizatën ilegale, SHIK, të gatshme për destabilizim, pavarësisht, rrjedhojave për vendin”, thekson ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë se të ashtuquajturat "Shoqatat e dala nga lufta", me kallauzin e tyre Shoqatën e OVL të UÇK-së, krerët e së cilës, zbatuan projektin serb të organizimit të protestave vandale, të mars-prillit 2004, duke realizuar decentralizimin, deri ke "Zajednica", e mbetur në tentativë dhe nuk u penalizuan kurrë, por, qëndron si "Shpatë e Demokleut"! Bëra këtë parantezë, për të kuptuar pengesat, qoftë edhe fizike, që has Albin Kurti, në detyrën me shumë përgjegjësi të kryeministrit të Kosovës.

“Kreu aktual i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i njohur si kryerrugaç në azilin gjerman në Schëabischhall, me katalogun e të gjitha poshtërsive, bllokon zyrën e Kryeministrit! Mjafton vetëm ky fakt, për të parë katandisjen e opozitës, të kapur nga SHIK-u dhe halabakët e tij. Qeveria Kurti ka një ekip qeverisës të kompletuar intelektualisht. Në mesin e tyre ka edhe kuadro të rinj, jo me shumë përvojë. Por, nga ajo shumësi anëtarësie, ka specialistë të bollshëm, në të gjitha fushat. Të gjitha nismat që ndërmerrë Qeveria, opozita ia faturon qëllimit elektoral dhe i bllokon me bojkot e mosvotim”, vlerëson ai.

Zeqiraj tutje thotë se, problemi i trashëguar, me mbylljen e disa shkollave në komunën e Kamenicës, nuk ishte zgjidhje e duhur e Qeverisë Kurti. Çështja e shkollave, nuk duhet të jetë barrë e komunave. Ato, ashtu siç paguhen, duhet të jenë kompetencë e Ministrisë të Arsimit.

“Me pakësimin e nxënësve, në zonat rurale, klasët janë përgjysmuar. Rrugët janë të mira, të shfrytëzohen autobusët ose minibusët enkas, për bartjen e nxënësve në shkollat më të afërta. Opozita akuzon kryeministrin Kurti si është vetjak në marrjen e vendimeve. Dibranët kanë një urtësi: "Në mendje-asnjë mendje; dy-mendje, gjysmë mendje; tri mendje-një mendje". Por, nga opozita e demantojnë pozitën, duke thënë se vendimet merren me konsensues të strukturave të partisë, rrjedhimisht, të Qeverisë. Pra, opozita është, kryesisht, destruktive dhe bllokuese, pothuajse, e të gjitha nismave të Qeverisë Kurti, sepse i konsideron të rrezikshme reformat, qoftë në drejtësi, qoftë në hetimin e pasurive të pa mbulesë reale, në raport me të ardhurat nga puna apo bizneset tjera. Të gjitha sondazhet flasin në favor të një qeverisje të mirë, madje me diferencë të madhe në përqindje”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat