Takimi në SHBA/ Analisti për kritikuesit e Kurtit: Dështakët mbesin dështakë

Politika

Takimi në SHBA/ Analisti për kritikuesit e Kurtit: Dështakët mbesin dështakë

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2022 Në ora: 19:07
Foto nga takimi në Amerikë

Dje u mbajt takimi në Amerikë, mes kryeminsitrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani me sekretarin amerikan Antony Blinken.

Në këtë takim mes tjerash u diskutua dialogu me Serbinë për të cili edhe SHBA ka kërkuar që kjo njohje të pëfundojë me njohje të ndërsjellë.

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ata që shtiren si analistë janë armiqtë e Kurtit.

“Ata që shtiren si analistë në fakt janë armiqtë e Albin Kurtit, konkretisht të suksesit të tij. Ish puçistët e tij të sponsorizuar nga PDK për t'ia marr VV Albinit, pasi dështon dalin në televizione kinse në cilësinë e analistëve.

Ky është skandal për vet ato televizioni që u japin hapësirë dështakëve të politikës. Shumica e mediave janë pjesë e klanit " Pronto", të tillët inskenojnë insinuata nga më absurdet, deri aty sa Albinin e quanin anti amerikan”, ka thënë ai.

Sipas tij, pas takimit me Blinken dështakët kanë qepur gojën, duke shtuar se dështakët, kurrë s’mund të jenë tjetër, pavarësisht në çfarë kostumi shfaqën, ata mbesin dështak.

“Pas takimit me z. Blinken kanë qepur gojën dështakët nën kostumin e analistëve. Edhe vet z.Grenell ishte pjesë e fushatës për largimin e Albinit nga pushteti, imagjino edhe Grenelli demanton sojin e Florin Krasniqit, imagjino deri ku ka shkuar gënjeshtra.

Dështakët, kurrë s’mund të jenë tjetër, pavarësisht në çfarë kostumi shfaqën, mbesin dështak”, deklaron Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat