Mirëpritet mesazhi ‘goditës’ i presidentes Osmani për masat ndëshkuese - ja paralajmërimi i fuqishëm për BE-në!

Politika

Mirëpritet mesazhi ‘goditës’ i presidentes Osmani për masat ndëshkuese - ja paralajmërimi i fuqishëm për BE-në!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 18 maj 2025 Në ora: 08:00
Foto nga takimi

Më 16 Maj, në Tiranë u mbajt Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, në samit morën pjesë edhe vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë si vend mikpritës, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, si dhe liderë nga Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Turqia dhe shtete të tjera europiane. Të ftuar ishin edhe sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Europës dhe OSBE-së.

Ishte presidentja Vjosa Osmani e cila përfaqësoi denjësisht Kosovën në këtë samit.

Presidentja Osmani edhe një herë në prani të liderëve europianë kërkoi që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian.

“Unë përfaqësoj shtetin i cili është i vetmi në këtë tavolinë që ka masa nga Bashkimi Europian, dhe asnjëri nuk mund të na tregojë arsyen se pse kjo është ende kështu”- tha presidentja Osmani.

Ndër të tjera, presidentja përmendi vizitën e Vuçiqit në Moskë.

Ajo u shpreh se ndonëse Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me Bashkimin Evropian, sërish po përkrahen vende të cilat “shkojnë në Moskë”.

Osmani e konsideroi këtë “një mesazh të keq për rajonin”.

Kujtojmë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 vjetëve, por, për fat të keq, ende nuk është shqyrtuar aplikimi nga BE-ja, për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare.

E pas kësaj deklaratë çfarë duhet të bëhet më tepër që kjo qasje e BE-së ndaj Kosovës të ndryshojë?

Batusha: Qasja e BE-së është duke u shndërruar në hipokrizi

Ish-deputeti, Agon Batusha vleresoi deklaratën e presidentes Osmani duke kritikuar qasjen e BE-së, ndaj Kosovës.

Gjithashtu, shtoi që qasja e BE-së është shndërruar në hipokrizi pasi nuk po bazohet në kritere apo merita.

Image
Agon Batusha

“Presidentja ka te drejtë ne kritikën saj për qasjen e BE-së ndaj Kosovës. Qasja e BE-së është duke u shëndërruar në hipokrizi, sepse nuk bazohet në kritere apo merita, por në qasje individuale të shteteve anëtare dhe në këtë formë po minon progresin ne Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai

Më tej, ish deputeti thotë se Kosova duhet të vazhdojë të zbatojë reformat e parapara me Agjendën e Reformave Evropiane duke mos lënë anash as takimet diplomatike dhe vizitat ndërshtetërore me shtetet anëtare të BE-së.

“Kosova duhet të vazhdojë të zbatoj reformat e parapara me Agjendën e Reformave Evropiane, dokument i miratuar në Kuvend dhe gjithmonë t’i shohim reformat në dritën e përmirsimit të jetës së qytetarëve tanë dhe jo vetëm si kërkesa të BE-së. Mendoj që duhet të intensifikojmë takimet diplomatike dhe vizitat ndërshtetërore me shtetet anëtare të BE-së dhe natyrisht të kërkohet qasje e drejtë, e barabart dhe bazuar në merita jo vetëm ndaj Kosovës, por ndaj gjithë shteteve aspirante dhe kandidate”, foli ish-deputeti Batusha për “Bota sot”.

Mehazi: Deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Tiranë para se të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian është e guximshme dhe e drejtë

Ndërsa, profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e presidentes Osmani është e guximshme dhe mjaft e qartë për të gjithë.

Sipas tij, të gjithë ata që vizitojnë Moskën mund të jenë të rrezikshmë për rajonin.

Image
Sulejman Mehazi

“Deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Tiranë para se të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian është e guximshme dhe e drejtë që pa hezituar fare ua plas në fytyrë padrejtësitë e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, po të zbulojmë mesazhin politik të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, se ky mohim dhe mospërkrahje e BE-së ndaj Kosovës është "një mesazh i keq" jo vetëm për Kosovën, por edhe "për rajonin”. Është deklaratë e mençur dhe paralajmëruese për tërë "rajonin e rrezikuar" nga ata që "shkojnë në Moskë, që ka kuptime pro-ruse, se shumica e shteteve evropiane duan që të largohen nga BE-ja për t'u bërë pjesë përbërëse të republikave të Rusisë së Putinit”, shpjegoi profesori.

Në fund, ai shtoi që BE po tregohet e padrejtë me Kosovën, pasi nuk po i largon masat ndëshkuese, por po mbanë anën e Serbisë.

“Çfarë ironie e BE-së ndaj Kosovës, Vuçiqi përkrah Rusinë hapur, në anën tjetër Kosova edhe pse thellësisht është e "linjëzuar" dhe e drejtuar kah BE-ja, Serbia shpërblehet, gjersa Kosova sanksionohet nga BE-ja dhe KiE.

Veprimet e BE-së kundër Kosovës janë të padrejta, kurse ndaj Serbisë me doza mizanskenike qesharake me përkrahje të humorit të zi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi kritikues i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ndaj BE-së është, se Kosova i takon politikës së SHBA-së, jo të BE-së nëse vazhdon të mbajë anë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat