Nxënësit e Prishtinës do të mbajnë mësim plotësues për javët e humbura

Prishtina

Nxënësit e Prishtinës do të mbajnë mësim plotësues për javët e humbura

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Nxënësit që humbën dy e më shumë javë mësim në shkollë për shkak të pandemisë do të mbajnë mësim plotësues gjatë pushimeve dimërore.

Në fakt këtë iniciativë e ka marrë Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, prandaj ky vendim vlen për nxënësit e kryeqytetit.

Drejtoresha Shpresa Shala ka thënë se të gjithë mësimdhënësit janë të obliguar të mbajnë mësimin plotësues online në mënyrë që të realizohet planprogrami mësimor në tërësi për të gjithë nxënësit.

Sipas disa mësimdhënësve, këto mësime shtesë do të jenë një ndihmesë e madhe për fëmijët.

Për një njohës të arsimit kjo është një iniciativë e mirë, por sipas tij kur fëmijët janë në pushime interesimi për mësim bie, prandaj nuk duhet të priten mrekulli.

Ndërkaq në Ministrinë e Arsimit thanë se mësimi plotësues për këtë muaj pushimi nuk është obligues për komunat dhe se lihet në kompetencë të tyre se si do të veprojnë në të këtilla rrethana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat