Prishtina regjistron më së shumti raste me koronavirus brenda ditës

Prishtina

Prishtina regjistron më së shumti raste me koronavirus brenda ditës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ka arritur në 44 mijë e 442 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 561 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 44 mijë e 442 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat