Pezullohet nga puna një prokuror në Prishtinë

Prishtina

Pezullohet nga puna një prokuror në Prishtinë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur një takim urgjent, ku ka vendosur të pezullojë nga puna një prokuror.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se në këtë takim, KPK-ja ka trajtuar kërkesën e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë.

Si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat