Deputeti i VV-së thumbon Shpend Ahmetin pasi reshjet e borës bllokuan rrugët

Prishtina

Deputeti i VV-së thumbon Shpend Ahmetin pasi reshjet e borës bllokuan rrugët

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:40
Eman Rrahmani dhe Shpend Ahmeti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin pasi shumica e rrugëve janë bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani tha me ironi se Ahmeti po e ruan borën për ta mbushur lumin e Prishtinës.

"Shpend Ahmeti, nuk po i pastron rrugët se po dojke me rujt boren për me mbush LUMIN ujë!", ka shkruar ai.

Ky reagimi erdhi pasi drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se në “Rrugën A” në Prishtinë do të ndërtohet një lum.

Situatë më e keqe paraqitet në magjistralen Prishtinë-Pejë ku, konkretisht në Sllatinë, në hyrje të Parkut të Biznesit ku janë krijuar kolona, por edhe në shumë qytete të vendit janë shkaktuar aksidente.

Reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullim të automjeteve derisa kolona të gjata janë krijuar nëpër rrugët që dërgojnë në kryeqytetin e Prishtinës.

Kolona të gjata janë krijuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugën Prizren-Gjakovë dhe magjistralën Prizren-Prishtinë dhe magjistralën Pejë-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat