​Komuna e Prishtinës nis pastrimin e të gjitha rrugëve

Prishtina

​Komuna e Prishtinës nis pastrimin e të gjitha rrugëve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës ka organizuar një aktivitet përmes të cilit ka nis pastrimin e rrugëve. Për këtë ka kontraktuar 6 kompani.

Ky aktivitet filloi sot në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë pas përfundimit të orarit të lëvizjes së qytetarëve, në orën 22:30, në mënyrë që mos ketë pengesa në qarkullim.

Menaxheri i mirëmbajtjes së qytetit, Bujar Abazi tha për KosovaPress, se Komuna e Prishtinës ka organizuar këtë aktivitet për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët.

Abazi: Ka pasur kërkesa të shumta për pastrim të rrugëve

"Komuna ka organizuar këtë lloj aktiviteti për shkak të kërkesave të shumta dhe nevojës për të dal për të pastruar rrugët për shkak të sezones dimërorë që karakterizohet me borë dhe me shi edhe me temperatura të ulta. Ky lloj aktiviteti në këtë stinë edhe është shtyrë paksa për shkak të këtyre kushteve që i përmendëm. Por sot është bërë ky aktivitet dhe do të vazhdoj d.m.th në orët e vonshme pas orarit të lëvizjes në mënyrë që të ketë më pak pengesa në qarkullim dhe në mënyrë që të kryhet puna mirë", tha ai

Menaxheri i mirëmbajtjes së kryeqytetit, Bujar Abazi tha se për të kryer këto pastrime në gjitha rrugët e kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka kontraktuar 6 kompani për mirëmbajtjen e qytetit.

Abazi: Komuna e Prishtinës ka kontraktuar 6 kompani për mirëmbajtjen e kryeqytetit

"Komuna e Prishtinës i ka kontraktu 6 kompani për mirëmbajtjen e qytetit secila kompani në motin e vet respektiv ka me vazhdu me bë pastrimin e rrugëve në 6 pjesë të qytetit” , tha ai.

Sipas tij, pastrimi i rrugëve do të ndodhë gjatë gjithë sezonit veror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat