Pishina e Gërmisë do të hapet në “Ditën e Çlirimit” të Prishtinës

Prishtina

Pishina e Gërmisë do të hapet në “Ditën e Çlirimit” të Prishtinës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:31
Pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë pritet të nis sezonin në ditën kur shënohet edhe si “Dita e Çlirimit" të Prishtinës.

Liridon Llapashtica, kryeshef i ndërmarrjes “Sport Marketing” e cila menaxhon me Pishinën e Gërimës, ka bërë të ditur se pishina është gati të nis sezonin veror dhe pritet të hapet më 12 qershor.

“Më 12 qershor, më datën e çlirimit të Prishtinës, planifikojmë të hapet pishina, por kjo do të varet edhe nga kushtet atmosferike”, ka thënë Llapashtica.

Në lidhje me masat ai, ka thënë se do të respektohen masat e IKSHPK-së në bazë të vendimit të shtatorit të vitit të kaluar dhe nëse ky vendim ndryshon pas datës 15 qershor ashtu siç ka paralajmëruar Qeveria e cila pritet të lejojë dasmat dhe ahengjet tjera.

Kujtojmë se vitin e kaluar kjo pishinë ishte hapur me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa edhe numri i personave të lejuar brenda saj ishte i limituar, ndërsa këtë vit pritet të nis sezoni normal i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat