Disa fakte për Prishtinën

Prishtina

Disa fakte për Prishtinën

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës.

Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte që nuk i keni ditur:

1. Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinus – e dikurshme).

2. Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

3. Tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

4. Bashkia e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë: serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.

5. Qysh nga dhjetori i vitit 2013 kryetar i kryqytetit te Kosoves, Prishtines, eshte Shpend Ahmeti.

6. Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e “Përrallave” dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat