Syla del me sondazhe për Prishtinën: Kjo është përqindja e Vitisë

Prishtina

Syla del me sondazhe për Prishtinën: Kjo është përqindja e Vitisë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:38
Arben Vitia

Gazetari Valon Syla ka dalë me parashikime për atë se si qëndron aktualisht Lëvzija Vetëvendosje në Prishtinë. Ai thotë se në sondazhet e reja, VV-ja ka 26 për qind më pak.

Ai thotë se VV-ja në Prishtinë kishte rreth 68 për qind, ndërsa tani me kandidatin e tyre për kryetar të kryeqytetit, Arben Vitia, ka 42 per qind.

“Vetëvendosje në Prishtinë i kishte rreth 68% në zgjedhjet e fundit.

Në sondazhe të reja me Mr. Minidlin, po del 42%… që i bie për 26% ma pak. Por hala naltë janë. Te kqyrim deri në zgjedhje komunale edhe sa kanë me ra”, shkroi Syla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat