Bejta: Prishtina ka nevojë për turizëm të organizuar

Prishtina

Bejta: Prishtina ka nevojë për turizëm të organizuar

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Kandidatja për Asamble të Komunës së Prishtinës, nga radhët e AKR-së, Fiknete Bejta konsideron se turizmi dhe agroturizmi mbeten sektorë të pashfrytëzuar dhe me investime të pakëta në Prishtinë, ndërkohë që potencialet janë shumë të mëdha.

Ajo në një postim në facebook thotë se ka arritur të identifikoj shumë mundësi për zhvillimin e turizmit në qytet dhe agroturizmit në zonat rurale të Prishtinës.

“Zhvillimi i këtij sektori, përveç benefiteve ekonomike, do t’i sillte edhe një energji të re kryeqytetit, ku do të gravitonin turistë nga vende dhe kultura të ndryshme. Duhet shumë punë, por edhe ide e kreativitet, për ta vendosur Prishtinën në hartën botërore të turizmit” u shpreh ajo.

Bejta theksoi se ditëve në vijim do të dalin me propozimet konkrete se si planifikohet implementimi i strategjisë̈ për ngritjen e një turizmi të organizuar në kryeqytetin tonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat