A mund ta marr kryeqytetitn PDK-ja/ Lladrovci tregon pritjet e tij për Prishtinën

Prishtina

A mund ta marr kryeqytetitn PDK-ja/ Lladrovci tregon pritjet e tij për Prishtinën

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:58
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk ka pritshmëri nga subjekti i tij që do ta marrë kryeqytetin për 4 vite mandat.

Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se pritshmëritë e tij janë që PDK’ja ti mbajë komunat të cilat aktualisht i qeveris, si dhe t’i fitojë edhe dy të tjera.

“Nuk pres që PDK’ja ta fitojë Prishtinën, unë pres që PDK’ja ta fitojë Mitrovicën, Ferizajin, Drenasin, Shtimën, Kaçanikun dhe Dragashin. Pres me e fitu Prizrenin, nuk jemi keq edhe në Klinë, megjithëse ndryshe ka qenë situata. Por, këto 7-8 komuna pres me i fitu. Nuk e di kush e fiton Skenderajin”, ka deklaruar ai.

Lladrovci, ka folur edhe për problemet brenda partisë në qytetin e Drenasit. Ndërkohë ka pasur një mesazh për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ju (Vetëvendosje) e keni edhe më keq se PDK’ja në Drenas. Që ta dini si Vetëvendosje. Sepse krejt keqbërësit, një pjesë e madhe e keqbërësve të PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje dhe partitë tjera sepse s’kanë gjet më ne PDK”, tha Lladrovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat