Vitia: Rruga e papërfunduar "Muharrem Fejza" do të jetë prej punëve të para

Prishtina

Vitia: Rruga e papërfunduar "Muharrem Fejza" do të jetë prej punëve të para

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:27
Arben Vitia

Kandidati i VV-së, Arben Vitia ka pare nga afër rrugë e papërfunduar "Muharrem Fejza".

Ai thotë që ajo rrugë do të jetë një prej punëve të para që do ta bëjnë në mandatin e tij qeverisës me Prishtinën.

“Zhurmat e larta, problemi me qentë endacakë, identifikimi i pronave, terrenet sportive janë çështje që do të marrin trajtë të zgjidhjes”, ka shkruar Vitia.

Postimi në Facebook:

Rruga e rëndësishme dhe e papërfuduar "Muharrem Fejza" do të jetë prej punëve të para që duhet të merremi. Bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal vizituam shumë biznese në lagjes Mati 1. Përfundimi i rrugës është hall i përbashkët edhe i qytetarëve edhe i bizneseve të lagjes.

Zhurmat e larta, problemi me qentë endacakë, identifikimi i pronave, terrenet sportive janë çështje që do të marrin trajtë të zgjidhjes.

Çdo lagje duhet ta ketë baziken. Çdo lagje duhet të ketë shumë më shumë se kaq.

Qeversim me përgjegjësi sepse bashkë qeverisim.

#144

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat