Haradinaj: Nën qeverisjen time, Komuna juaj do të jetë për ju dhe e juaja 24/7

Prishtina

Haradinaj: Nën qeverisjen time, Komuna juaj do të jetë për ju dhe e juaja 24/7

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:28
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, tha se për shumë muaj ishte afër prishtinasve dhe problemeve të kryeqytetit. Ai u zotua se nën qeverisjen e tij, Prishtina do të jetë për qytetarët dhe e tyre 24/7.

“Për shumë muaj afër jush, problemeve të Kryeqytetit por dhe shpresës së madhe për ndryshimin që na duhet. Kam shtrënguar duar e dëgjuar brenga të mijëra qytetarëve të Prishtinës, njerëzve të mirë e punëtorë – u jam ZOTUAR që do qëndrojmë me ta dhe për ta.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje ai tha se është në krye të një liste që përfaqëson secilën lagje e fshat, njerëz me vlera dhe të determinuar që t’i përvishen punës për të mirën e përbashkët.

“Me një planprogram në shërbim të interesave të tyre, në shërbim të përmirësimit të kualitetit të jetës së kryeqytetasve, në shërbim të Prishtinës për një kryeqytet model, funksional dhe konkurrent në rajon.”

Haradinaj gjithashtu falënderoi secilin qytetar veç e veç, për këshillat e kritikat, për pjesëmarrjen sipas tij aktive në ndërtimin e një plani fantastik e konkret sikurse ‘e para Prishtina’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat