Hamiti: Përparim Rama e ka programin më të mirë për transformimin e kryeqytetit

Prishtina

Hamiti: Përparim Rama e ka programin më të mirë për transformimin e kryeqytetit

Nga: M.L. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:56
Foto e postuar nga Muhamet Hamiti

Derisa kanë mbetur edhe disa orë deri te fillimi i heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, partitë politike, po i bëjnë përpjekjet e fundit në sigurimin e votave për kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Kështu, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka postuar sot një fotografi ku shihet së bashku me anëtarë tjerë të LDK-së dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Hamiti sipër fotografisë ka shkruar se Rama e ka programin më të mirë për transformimin e kryeqytetit.

“Takim pune i mëngjesit me Përparim Ramën, kandidatin tonë për kryetar të Prishtinës. Me njeriun e klasit, që ka programin më të mirë për ta transformuar komunën dhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Ndryshe, kundërkandidatë të Ramës janë Arben Vitia nga VV, Uran Ismaili nga PDK e Daut Haradinaj nga AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat