Banorët e qendrës s’po e durojnë “Prishtina Parking”

Prishtina

Banorët e qendrës s’po e durojnë “Prishtina Parking”

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Banorët e zonës qendër të Prishtinës, tash e disa muaj thonë se janë në hall me ndërmarrjen publike Prishtina Parking.

Të enjten, disa prej tyre dolën kundër kësaj kompanie, ndaj të cilës pretendojnë të ndërmarrin edhe hapa ligjor.

Kurse, ata që po kryejnë obligimet e tyre nga 10 euro në muaj për një vend parkimi, thonë se prapë se prapë atë nuk po e kanë të sigurt në mbrëmje.

Por nga kompania mohojnë të kenë pranuar ndonjë ankesë.

Prishtina Parking ka bërë kërkesë në komunë që orari i punës të ju zgjatët për 4 orë në këtë pjesë të kryeqytetit, pasi aktualisht veprojnë deri në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat