​Rama dhe Idrizi diskutojnë për bashkëpunimit ndërkomunal

Prishtina

​Rama dhe Idrizi diskutojnë për bashkëpunimit ndërkomunal

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 19:57
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka takuar sot kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferat Idrizi.

Ai ka thënë se ndërlidhja e Prishtinës me qytetet e tjera të Kosovës, e sidomos me këto përreth, është e domosdoshme.

Rama ka shkruar në Facebook se në takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, diskutuan pikërisht për mundësi të bashkëpunimit ndërkomunal, në mënyrë që ta rrisim efiçiencën e ndërveprimit mes dy komunave tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat