“Emshirit” do t’i ndërrohet plani rregullues

Prishtina

“Emshirit” do t’i ndërrohet plani rregullues

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:01
Emshiri

Plani rregullues i lagjes “Emshir” i ndryshuar me 15 mars do të dërgohet në kuvendin komunal të Prishtinës, për t’u votuar.

Por, banorët e kësaj lagjeje, të mërkurën, protestuan para komunës duke kundërshtuar ndryshimin e këtij plani.

“Qe sa vjet s’jemi bo rehat. As që kemi mundë me ndërtu shtëpi a objekt shumëkatësh duke mos na lënë komuna”, u ankua gjatë protestës një banor.

Halli më i madh i banorëve është ulja e mundshme, aq sa kishin informacion, e koeficientit të ndërtimit, nga 2.4 në 1. Por i pari i Prishtinës, Përparim Rama, pas takimit me banorët, u premtoi se në këtë aspekt banorët nuk do të zhgënjehen.

“Koeficienti më i ulët ndoshta do të jetë 2.4, ka mundësi të shkojë deri në 3”, deklaroi para tyre Rama.

Ai tha se ka pas shkelje procedurale gjatë miratimit të dytë në kuvend të këtij plani, andaj sipas tij duhet të ndryshojë ky plan.

Banorët thanë se po i besojnë fjalëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat