Nafta u bë shkak i rritjes së çmimit të taksive

Prishtina

Nafta u bë shkak i rritjes së çmimit të taksive

Më: 15 mars 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Ngritja e çmimit të naftës u bë shkaktare për shtrenjtimin e çmimit të startit të radio taksive nga 1.50 euro në 2.00 euro.

Kërkesa për shtrenjtimin e çmimit të startit ishte kërkesë e Shoqatës së Radio Taksive.

Kështu u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje.

“Pas ngritjes së çmimit të naftës, kemi marrë kërkesa të vazhdueshme nga shoqata e radio taksive, për ngritje të çmimit të shërbimeve. Pas takimeve të përbashkëta, konsultimeve të brendshme, dhe me dakordim të kryetarit të komunës, është aprovuar kërkesa e Shoqatës së Radio Taksive vetëm sa i përket tarifës së nisjes, nga 1.50 euro në 2.00 euro, për 1.5 km të para”.

“Pra, lidhur me këtë, është ndryshuar vendimi 01.nr.344-40495 i datës 27.03.2013, sa u përket tarifave të nisjes, ndërsa pjesa tjetër e vendimit ka mbetur e pandryshuar”.

Komuna e Prishtinës, në përgjigje, theksoi se do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të çmimit të produkteve dhe posa të normalizohet çmimi i naftës do të rishqyrtohet vendimi i rikthimit të tarifave të mëparshme.

“Si Komunë e Prishtinës, jemi në proces të monitorimit të vazhdueshëm të çmimeve të produkteve dhe posa të normalizohet çmimi i naftës, ne do ta rishqyrtojmë vendimin dhe t’i kthejmë tarifat e mëparshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat