Rama flet për shtrenjtimin e tarifës startuese

Prishtina

Rama flet për shtrenjtimin e tarifës startuese

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:54
Përparim Rama

Te çmimi i vozitjes tanimë është një shifër e plotë. 2 euro do të kushtojë rruga e qytetarëve në Prishtinë për 1 kilometër e gjysmë.

Ky çmim u shtrenjtua për 50 centë, menjëherë pas shtrenjtimit të naftës. E kjo situatë po shkakton pakënaqësi tek klientët.

Shumë prej qytetarëve thonë se tash e pas s’do të përdorin taksi.

Ky vendim u miratua nga vetë komuna e Prishtinës, e cila e rregulloi çmimoren e transportit urban.

Kryetari Rama tha se taksi është luks dhe çmimet nuk kanë ndryshuar për një kohë të gjatë.

Për këtë vendim është përgjigjur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është i mendimit se taksi nuk është edhe aq i nevojshëm për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat