​Zgjatet deri në 24:00 orari i qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban

Prishtina

​Zgjatet deri në 24:00 orari i qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, Trafiku Urban sot ka bërë të ditur ndryshimin e orarit të qarkullimit të autobusëve të kësaj kompanie.

Vendimi do të fillojë te zbatohet duke filluar nga data 20 korrik.

Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve për linjat 1, 1A, 3 dhe 4 do të jetë deri në orën 24:00, thuhet në një njoftim për media.

Ndryshe, Trafiku Urban disponon me gjithsej shtatë linja të qarkullimit me 5 mijë udhëtarë në ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat