Çmimet e veturave në Tregun e Automjeteve, për 1000 euro më të larta

Prishtina

Çmimet e veturave në Tregun e Automjeteve, për 1000 euro më të larta

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 21:56
Foto nga vendngjarja

Të dielën qytetarët e shfrytëzojnë qoftë për shëtitje, qoftë për të kryer ndonjë punë, por disa edhe e kalojnë ditën në Tregun e Automjeteve në Prishtinë.

Ata thonë se sivjet veturat janë më të shtrenjta dhe që dallimi në çmim është në 1000 euro.

 E te gjësendet e tjera që shiten në këtë treg, sipas qytetarëve nuk vërehet ndonjë shtrenjtim i madh.

Përveç automjeteve, në këtë treg shiten edhe gjësende të ndryshme, si goma, biçikleta, pemë e perime, mjete e pune e të tjera.

Si çdo të diel, edhe sot frekuentimi i qytetarëve ishte i madh. Disa thanë se dolën për të humbur kohë, e disa për të blerë ndonjë gjë.

E ata që e bëjnë biznesin këtu thonë, se çmimet janë të arsyeshme dhe se nuk ka pasur ndonjë ngritje eventuale.

Ka të tillë që thonë se janë të shtrenjta, veçanërisht veturat.

Kostoja e madhe e jetesës e cila ka ndodhur së fundmi, ka bërë që qytetarët të mos kenë mundësi edhe të blejnë gjëra që ju nevojiten. Automjetet në këtë treg sipas tregtarëve kanë shënuar ngritje deri në 1000 euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat