Gjykata pezullon njërin vendim të OSHP-së që lejonte blerjen e barnave pa certifikatë të cilësisë

Prishtina

Gjykata pezullon njërin vendim të OSHP-së që lejonte blerjen e barnave pa certifikatë të cilësisë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:36
Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar njërin vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për të blerë barna pa Autorizim Marketing.

OSHP-ja kishte obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të nënshkruar dy kontrata për të blerë barna pa Autorizim Marketing. Autorizim Marketingu është dokumenti që dëshmon cilësinë e barnave.

MSH-ja e ka dërguar rastin në Gjykatë dhe Gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin e OSHP-së deri në zgjidhje të rastit.
MSH-ja kishte thënë në padi se po kërkon shtyrjen e vendimit, pasi dëmi që do të pësonte Ministria dhe veçanërisht pacientët do të ishte i pariparueshëm.

“Duke pasur parasysh në këtë rast propozimin e paditësit, si dhe faktin se me këtë padi kërkohet anulimi i vendimit i cili ka për objekt nënshkrimin e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me barna dhe pajisje të imëta mjekësore’, gjykata vlerësoi se paditësi e ka bërë të besueshëm faktin se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm paditësit dhe pacientëve të cilit mund të konsumonin barna në fjalë, dëm i cili vështirë se do të riparohej. Ndërsa gjykata gjithashtu gjeti se shtyrja e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e çështjes në mënyrë meritore, nuk është në kundërshtim me interesin publik e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare OSHP-së”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat