Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër të qytetit

Prishtina

Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër të qytetit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Aksioni i radhës ka patur cak disa lokale në qendër të qytetit

Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).

Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat