Komuna e Prishtinës ua ndalon hyrjen në qytet autobusëve ndërurbanë

Prishtina

Komuna e Prishtinës ua ndalon hyrjen në qytet autobusëve ndërurbanë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin.

Përkatësisht parandalimin e futjes në brendi të qytetit të operatorëve ndërurbanë që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Ky aksion, sipas njoftimit të kësaj Drejtorie, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se “këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit, përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet”.

“Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurbanë që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen, përveç gjobave ndaj tyre, do të iniciohen edhe procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat