Në pranverë nisin rrënimet e objekteve pa leje në Prishtinë

Prishtina

Në pranverë nisin rrënimet e objekteve pa leje në Prishtinë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Rreth 10 objekte e disa shkallë e anekse do të rrënohen duke filluar me fillimin e pranverës.

Për ketë, Drejtoria e Inspektoratit ka ndarë 100 mijë euro, raporton Ju Flet Prishtina.

Një objekt i thjeshtë me jo shumë kate, kushton 10 mijë euro për t’u rrënuar. Rrënimi i disa prej tyre është bërë edhe vitin e kaluar, e që ky projekt pritet të vazhdojë edhe tash.

Largimin e ndërtimeve pa leje po e mirëpresin edhe vet qytetarët, pasi sipas tyre, ato po e ngufatin kryeqytetin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat